Dita e djeshme ka qënë intensive për klasën politike, e po kaq e lodhshme është edhe sot në këto orë pritje e ankthi në daljen e rezultatit përfundimtar.
Kryeministri Rama ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste rreth orës 08:00. Ai nuk ka pranuar që të komentojë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, duke pohuar se do të ketë një komunikm më vonë gjatë ditës.
-Si i lexoni rezultatet e deritanishme? Janë optimiste për ju?
Kryeministri Rama: “Flasim më vonë”, ka thënë ai për Klan”.
Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.