6 muaj nga aplikimi i testit të drogës tek punonjësit e Policisë së Shtetit, mësohet se 45 nga rreth 1750 efektivë të cilët kryen këtë ekzaminim do të duhet që ta përsërisin.
Burime për median bëjnë me dije se të gjithë ata që do të bëjnë testin sërish, kanë rezultuar pozitiv herën e parë. Ndërkohë, pritet që këtë herë Instituti i Mjekësisë Ligjore të do vulosë nëse këta efektivë janë ose jo përdorues të lëndëve narkotike.
Mësohet se deri më tani vetëm një punonjëse policie është përjashtuar nga radhët e uniformave blu. Ndërsa të tjerët kanë “shpëtuar” duke përdorur si argument se kanë dalë pozitivë për shkak të medikamenteve që kanë marrë më parë. Por këto analiza të detajuara do vendosin edhe fati i tyre.