Xhelal Mziu kundërshton rezultatin në Dibër: Jam shokuar, kjo qeveri nuk heq dorë nga blerja e votave

Kandidati për deputet për Partinë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka hedhur akuza ndaj qeverisë. Ai i ka akuzuar se ata po vjedhin vota pasi entuziazmi i qytetarëve para zgjedhjeve nuk përkon me rezultatin e zgjedhjeve deri tani.

Mziu shton se edhe në zonat bastione Partia Demokratike po merr rezultate negative dhe ky rezultat është i papranueshëm, sa kohë që qytetarët nuk janë lejuar që të zgjedhin të lirë.

“Jam shokuar sepse qëndrimi i pjesëmarrjes entuziasmi i tyre dhe konvertimi në vota është totalisht i kundër. Çudia ndodh se në disa fshatra dhe lagje më parë kishin ektuziazëm të jashtëzakonshëm dhe janë konvertuar tjetërsim votash.

Kemi patur disa bastione dhe ato kanë marrë rezultate negative. Kjo qeveri nuk heq dorë nga blerja e votave, atje ku ka gjetur terren e ka bërë. E gjithë Shqipëria e di që ne kemi kapur një makinë me lek si ajo ka patur me dhjetra. Exit Pollet nxjerrin fitues PD dhe në fakt shohim disa rezultate të papranueshme”, tha Mziu.

Deri tani në qarkun e Dibrës dominon Partia Socialiste me 11252 vota e ndjekur nga Partia Demokratike me 10062 vota.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *