Seksi është një përvojë e këndshme dhe shumica e njerëzve do të ndihen të relaksuar pas tij.
Pikërisht pas marrëdhënies, duhet të prini kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të mëdha.Ekspertja e seksit në Mbretërinë e Bashkuar Pippa Murphy pohon se janë tre hormone të ndjesive të mira që çlirohen gjatë seksit.
“Kjo përfshin dopaminën, endorfinën dhe oksitocinën – të gjitha këto ju bëjnë të ndiheni mirë, më të fokusuar, më të ekuilibruar dhe gjithashtu ju lejojnë të lidheni me partnerin tuaj. Dhe në krye të kësaj, nivelet tuaja të kortizolit (i cili është hormoni juaj i stresit) gjithashtu ulen, duke dëshmuar se më shumë seks është i barabartë me më pak stress”, tregon Murphy.
Sipas saj seksi siguron një shpërqendrim të përkohshëm nga stresi i jetës së përditshme duke hequr kshtu qafe mjegullën mendore dhe barrierat që mund t’ju ndalojnë të mendoni drejt.
Por disa njerëz përjetojnë ‘disfori postkoitale’, një gjendje kur dikush ka një rënie të menjëhershme të humorit, në vend të një ngritje të menjëhershme pas marrëdhënies. Një studim i vitit 2010 zbuloi se 32.9 për qind e njerëzve përjetuan humor negativ pas seksit.