Habit mbesa: Mua më del shkuma, më paguani të mbaj gjyshen!

Prej një muaji që kujdeset për gjyshen e paralizuar, Kristina thotë në “Shihemi në Gjyq” se nuk mundet ta përballojë situatën sepse ka dhe djalin e saj 5 vjeç për të rritur. Nëna e saj, Esmeralda thotë se nuk e hedh dot nënën e saj mes rrugëve sepse fëmijët e tjerë i kanë kthyer shpinën. Përplasja mes nënë e bijë në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan fillon të përfshijë edhe shtëpinë ku po qëndron Kristina, e cila është pronë e Esmeraldës. Kjo e fundit do të largohet sërish për në Francë ku jeton prej vitesh, ndërkohë Kristina pyet se ç’do bëhet me gjyshen pas ikjes së saj.

Esmeralda: Kështu do më lësh edhe mua nesër ti?

Kristina:  Ti je e re, ke akoma moshën tënde.

Esmeralda: Po nuk i dihet, ja shiko si erdhi, sot është nëna ime, nesër do jem unë.

Kristina:  Nesër, pasnesër për ty do përgjigjem unë mama, mos harro. Por ti më ke vetëm mua,  nuk ke bërë edhe të tjerë, në rregull?  Nëna jote ka bërë 4.

Eni Çobani:  Ka bërë ajo se ke dhe një vëlla.

Kristina: Vëllai është francez. Ajo dihet që te unë do vijë.

Eni Çobani:  Pse nuk shpreson?

Kristina:  As bëhet fjalë, ai s’ka ardhur një herë në Shqipëri.

Esmeralda: Jeni që të dy pjesë.

Kristina:  Ma, jemi që të dy pjesë e saj, jam dakord. Që të dy fëmijët do bëjnë për ty.  Unë për veten time sa të jesh gjallë, unë do bëj për ty. Ama dhe të tjerët kanë detyrime, në rregull? Siç ke bërë ti për nënën tënde. Sa vjet ke që e mban nënën tënde  ti?

Esmeralda: Një jetë të tërë dhe do ta mbaj deri në frymën e fundit.

Eni Çobani:  Në shtëpinë që jetoni, është jotja?

Kristina:  Shtëpia është e mamit, por për momentin, meqë unë u ndava dhe mami nuk ka jetuar këtu se jeton jashtë, jetoj unë në shtëëpi, kam 4 vjet në atë  shtëpi.

Eni Çobani:  Dhe ti e konsideron si tënden?

Kristina:  Po pothuajse është e imja.

Esmeralda: Nuk është shtëpia jote, është  e imja.

Kristina:  Më ke dhënë fjalën që është e jotja?

Esmeralda: Sa të jem unë gjallë është shtëpia ime.

Kristina:  Më ke premtuar që është shtëpia jote?

Esmeralda: Është shtëpia ime, të kam dhënë fjalën kur të iki unë, tani për tani është shtëpia ime.

Kristina:  Për sa kohë mua më del shkuma në atë shtëpi, unë po jetoj, ti vjen 15 ditë dhe ikën mama. A jam  unë që po jetoj në atë shtëpi?

Esmeralda: Po, ti po jeton.

Kristina:  Po nesër ti do ikësh, nënën a do ma ngecësh mua?/tvklan.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *