Kryesia e re në PD, Çim Peka: Berisha nuk është politikan që të bëjë gjëra të rastësishme, por ishte fjala e tij që…

Gazetari Çim Peka ka komentuar zhvillimet brenda PD-së dhe zgjedhjen e Kryesisë së re të votuar nga Këshilli Kombëtar.

Peka pohoi se Sali Berisha nuk është politikan që të bëjë gjëra të rastësishme, por ishte fjala e tij pasi u publikua lista e kandidatëve për kryesinë, ku ai veçoi vetëm tre emra.

Sakaq, shtoi se Berisha nuk e orientoi aq sa mundi dëshirën e tij për t’i pasur në kryesi këto individë.

“I vetmi moment, që mund të themi kishte ndikim në këto zgjedhje, pra ndikim mbi Këshillin Kombëtar për të orientuar votën duam apo s’duam ne, sepse Sali Berisha nuk është politikan që të bëjë gjëra të rastësishme, ishte fjala e zotit Berishës pasi u publikua lista e kandidatëve për kryesinë, ku ai veçoi vetëm tre emra. Veçoi Ina Zhupën dhe padrejtësitë që i janë bërë Arben Imamit dhe Jozefina Topallit.

Pra zoti Berisha duam apo s’duam nuk e orientoi aq sa mundi dëshirën e tij për t’i pasur në kryesi këto  individë. Pra dy u zgjodhën dhe një jo, por duhet të pranojmë një gjë, për aq kohë sa kemi rënë dakorD se gjithçka zgjidhet me votë dhe këtë radhë vota ishte më shumë se transparente. Për 20 anëtarët ne kemi parë 8 ore proces numërimi votash. Të skanuar, të lexuar publikisht, nuk ke çfarë thua. Kur flet vota, pastaj të komentosh dhe analizosh për zgjedhjet e një grupi elektoral siç është Këshilli Kombëtar, bëjnë të njëjtin gabim që bënin ata që përkrahën Lulzim Bashën deri më 6 Mars, që populli nuk është i aftë të zgjedhë duhet të zgjedhim ne elitën.

Për aq kohë sa, ja kemi lënë në dorë votës, pasi në demokraci vota është absolutisht instrumenti më i mirë bashkë me deformimet e vogla që mund të këtë. Instrument më të mire në demokraci se vota nuk ka. Në këtë aspekt nuk ke çfarë thua” tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *