Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i është rikthyer sërish mesazheve të forta lidhur me mos vjedhjen e votës. Këto ditë kanë qenë tejet intensive për të, ndërsa kulmuan ditën e djeshme e cila përkonte me zgjedhjet.
Në shenjë këmbane alarmi, presidenti ka kërkuar që asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Një thirrje vjen edhe për numëruesit, që të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit, për qëllime demoralizimi të rivalëve.
Deklarata e presidentit Meta vjen pas publikimit të rezultateve paraprake nga KQZ-ja, ku deri tani është Partia Socialiste ajo që kryeson në rang vendi.
Statusi
Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund.