Dhe ndonëse vetë Ori nuk flet për punët e zemrës, kjo nuk do të thotë se asgjë nuk zien. Madje, duket se kemi të reja, sepse së fundmi moderatorja u pa në krah të një djali. Ata janë bërë bashkë në një eveniment në kryeqytet, ku kanë qëndruar bashkë sikurse mund ta shihni në foton e mëposhtme.
E veshur me të bardha, Ori duket se ka zgjedhur që veshja e saj të pasqyrojë gjendjen e saj të brendshme: të qenët në paqe. Ajo shihet e qeshur teksa djali krah saj e vështron i përqendruar.
Por, kush është personi në fjalë, i cili fillimisht është paksa i vështirë për t’u identifikuar, sepse ka syze.
Bëhet fjalë për të riun me emrin Dean Çelaj. Ai është 25 vjeç, rreth 10 vite më i ri se prezantuesja. Çelaj është i biri i biznesmenit Dritan Çelaj dhe ka mbaruar shkollën në Harvard. Pak informacione dihen rreth Deanit, i cili disa muaj më parë ishte i ftuar pikërisht në emisionin e Orit, në “Wake Up”. Ai ka themeluar platformën “Akademia.al”, për të cilën mori një çmim edhe nga Këshilli Europian dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse mori një ftesë për në emisionin e mëngjesit.
Nga vetë dy protagonistët nuk ka ende asnjë konfirmim, por fakti që kanë filluar të shfaqen bashkë në kryeqytet, tregon se ata nuk fshihen më. Ndërkohë, ditët e fundit portalet kanë publikuar lajmin se Ori dhe djali 10 vite më i ri janë në një lidhje dashurie. Duket se kjo foto së bashku shton edhe më shumë dyshimet se mes dy të rinjve ka më shumë sesa një miqësi.
Para disa vitesh, Ori u përfol për një lidhje me bashkë-prezantuesin Isli Islami. Ata janë një nga dyshet më të diskutuara të televizionit, për shkak të kimisë që kanë shfaqur që në fillim bashkë. Në shumë raste është dyshuar për një raport më shumë se miqësor mes tyre dhe shpesh fansat janë shprehur të bindur se ata janë të lidhur bashkë. Pak kohë më parë, Ori tha në një intervistë se ajo dhe Isli janë thjesht miq shumë të mirë.
Ndonëse pranoi se me Islin ka vërtet shumë kimi, shtoi se nuk ka asgjë më shumë përtej miqësisë së tyre. “Ne kemi shumë kimi, por jemi miq të mirë, asgjë më shumë. E dimë që shumë do të donin të na shihnin bashkë edhe si çift, por jo. Ne kemi një kimi shumë të mirë si kolegë që jemi dhe duhet ta dini që kjo është shumë e rrallë mes kolegësh”, tha Ori asokohe.
Megjithatë, ajo pranoi se është “single” dhe u shpreh “shumë në rregull” me këtë gjë. Nga ana tjetër, edhe moderatori është beqar. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet. Ai dhe Ori prej vitesh janë kolegë në “Wake Up”, por përveç emisionit, janë shfaqur në shumë vende bashkë. Dyshja poston shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, udhëtojnë bashkë dhe shfaqen shumë të afërt.
Ndërkohë, përveç televizionit, Ori është angazhuar edhe në politikë. Një vit më parë, ajo kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit dhe ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Mirëpo, pavarësisht se mori rreth 5,600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti./Panoramaplus