Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare për gazin me Rusinë.
Aipohon se Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër me ofruesin shtetëror rus të energjisë Gazprom pasi marrëveshja aktuale 10-vjeçare ka skaduar.
“Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ramë dakord, Putin dhe unë, është shumë e dobishme për Serbinë. Kështu që do të nënshkruaj një kontratë tjetër”, u shpreh Vuçiç.
Të dielën, Putin dhe Vuçiç diskutuan furnizimet me gaz natyror në vendin ballkanik, sipas RIA Novosti, agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e cila citoi Kremlinin të thoshte se Rusia kishte rënë dakord të “vazhdonte furnizimin me gaz natyror të pandërprerë në Serbi”.
Burimi: CNN