Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë për miratuar raportin dhe për t’ia përcjellë atë më pas Kuvendit, në lidhje me raundin e tretë për votimin e kandidaturës së presidentit.
Sidoqoftë, ky raund ka dështuar pasi në Kuvend nuk do të shkojë asnjë kandidaturë. Sakaq të pranishëm në sallë ishin anëtarët e maxhorancës, ndërkohë që nga opozita ishte vetëm Fatmir Mediu.
Ajo çka ra në sy ishte fakti se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e ndiqte mbledhjen përmes transmetimit live në “Facebook”.