Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar nismën se prej 1 qershori nuk do të lejohet përdorimi i qeseve plastike.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se tashmë nga e mërkura për vendin nis një epokë e re për vendin.
Nisma për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme thekson kryeministri është në favor të mbrojtjes së Atdheut dhe të fëmijëve.
“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.