Në pritje të rezultatit, Rama ka një mesazh

Teksa shqiptarët janë në pritje të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, me interes janë edhe lëvizjet e kryetarëve të partive, të cilët përcjellin mesazhe ndaj mbështetësve të tyre. Në këto orë pritje, kryeministi Rama jep mesazhe herë pas here në rrjetet sociale, ku vihet re edhe një prezencë e shtuar e urimeve për fitore.

Diku rreth orës 08:00 iu drejtua zyrës së tij, e ndërsa deri më tani nga rezultatet e publikuara nga KQZ-ja, PS-ja rezulton në avantazh. Ja se çfarë shkruan Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Statusi

Urtësia e patronazhit shpirtëror të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, i priu shqiptarët drejt ditës së bardhë dhe mu ashtu vigjilon dhembshurisht mbi ta prej më shumë se pesë shekujsh!

Për shumë vjet gëzuar festën e Zojës së Shkodrës, Zojës së Shqipërisë.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *