Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05 minuta, ku shtetasi me iniciale F.P., 35-vjeç ka rënë nga kati i tretë. Dyshohet se 35- vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sakaq, burime për median bëjnë me dije se ai momentalisht ndodhet në spital, duke marrë të gjithë mjekimin e nevojshëm nga ana e mjekëve.
Grupi hetimor është në vendngjarje e se po heton çdo gjë që ka ndodhur.