2268 gjoba/ “Nuk kursehet” policia, kap në shkelje të rregullave të qarkullimit qindra drejtues

Policia në Fier ka vendosur qindra gjoba ndaj shoferve, pasi janë kapur me shkelje të rregullave të qarkullimit.

Gjatë këtyre kontrolleve, efektivët kanë evidentuar dhe kanë arrestuar shtetain e shpallur në kërkim i dënuar me 1 vite dhe 8 muaj burg për veprën penale të “mashtrimit”.

Sakaq, 823 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë, si dhe janë pezulluar 88 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Kontrolle nga Policia Rrugore e Fierit, në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Edhe gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi, 6 shtetas, të cilët janë proceduar penalisht.Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore Fier u kap një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2268 drejtues mjetesh.

823 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 185 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 205 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 395 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 88 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 2 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 25 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 564 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *