Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë të hënën një fabrikë në Tetovë.
Burime për median bëjnë me dije se deri më tani nuk ka raportime për viktima, por nga ana tjetër, dëmet materiale janë të shumta.
Për të neutralizuar flakët, në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, si të qytetit të Tetovës dhe krahinave përreth.
Sakaq policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nëpër rrugët e qytetit, pasi zjarri ka “pushtuar” zonën.