Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në komisariatin e policisë së Cërrikut.
Mësohet se një 66-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e nuses së djalit, duke braktisur kështu edhe fëmijën e saj të mitur.
Burime për median bëjnë me dije se nusja rezulton e zhdukur prej 20 ditësh, pasi është larguar nga banesa në drejtim të paditur.
Kallëzimi është bërë nga shtetasi me iniciale N.U., banues në fshatin Shkëndi, Belsh.
Sakaq, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj.