Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar ashpër në lidhje me akuzat e Sali Berishë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se me Simon Mirakën PS nuk ka asgjë, por do të ishte fyerje për të që Kuvendi ta votonte kur pjesë e propozuesve është vetë katrani.
“Më në fund pas shumë vitesh në krye të këtij institucioni kemi të bëjmë me njerëz të aftë, edhe për detyrat që u lane. Rritja e ankesave ka ardhur për shkak të besimit tek Komisioneri dhe besoj që një prej detyrave që merr rëndësi është monitorimi i mbrojtjes nga diskriminimi në sektorin privat.Me zotin Simon Miraka nuk kemi asgjë, por do të ishte fyerje për të që Kuvendi ta votonte kur pjesë e propozuesve është vetë katrani. Antiamerikan, minim demokracie, këtë bën katrani. Ne këtë qasje e kemi bërë të qartë, i bëj thirrje firmëtarëve të heqin emrin e katranit, kemi kohë dhe le ta risjellin”, tha ai.