Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka ndarë një lajm të mirë këtë të hënë.
Nëpërmjet një video-live, Veliaj njoftoi linjën e re ajrore Tiranë-Kretë.
Sakaq u shpreh se ky është një lajm fantastik në nisje të sezonit turistik por edhe për gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Kretë.
“Unë besoj që për sezonin turistik është një lajm fantastik. Mitologjia e fluturimit nisi në Kretë, ndaj dhe shpesh ëndërrat kthehen në realitet. Sot jemi baza. Shumica fluturon në ato destinacione që shumica e fqinjve nuk i kanë. Kemi ftesa për të gjithë. Mos shani njerëz që punojnë. Edhe ky avion sot, mban njerëz që e kuptojnë si funksionon bota. Nëse ne të parët nuk flasim mirë për njeri-tjetrit, askush nuk ka për ta bërë. Është shumë e rëndësishme se kë ke fqinj”, shtoi ndër të tjera Veliaj.