Foto/ Këto janë viktimat të cilët humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike

Tre viktima brenda një familje humbën jetën pas përpjekjes për të shpëtuar njëra-tjetrën.

Në familjen Kola në Fushë Arrëz, humbën jetën nëna së bashku me dy vajzat e saj. Shtetaset, Prendushe Kola 43 vjeç, Sidorela Kola 15 vjeç dhe Emiljana Kola 18 vjeç ranë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë vdiqën.

Njëra prej vajzave është futur për t’u larë në dush kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ajo ka thirrur për ndihmë motrën e saj por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën.

Nëna e dy vajzave iu ka shkuar në ndihmë atyre por sapo ka prekur dorezën e derës edhe ajo ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *