Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, përfundoi në tragjedi këtë të hënë.
Burime për priza.al bëjnë me dije se shtetasi Fatmir Patoshi ka ndëruar jetë në spitalin rajonal të Kavajës, pasi u vetëhodh nga kati i tretë i banesës.
I riu dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa pak muaj më parë kishte humbur dhe të atin. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që dërguan të riun të ndërmerrte aktin ekstrem, ndërsa policia është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.