Një 34- vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi vidhte vajin e ullirit nëpëer garazhdet e makinave.
Shtetasi me iniciale A. S.(Ç)., 34 vjeç, akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Plotë:
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S.(Ç)., 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur në garazhin e shtetasit G. M., 48 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, disa litra vaj ulliri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.