“SHBA do të jenë me ju deri në fund”, ambasadorja Yuri Kim: Të presim me durim rezultatet!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, njofton se ka ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave, në qendrat tek Vasil Shanto dhe Shkolla e Kuqe.

Ndërsa ka falenderuar stafin që është angazhuar në këtë proces, Kim bën apel që të presin rezultatet përfundimtare.

Mëngjesin e sotëm, kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje komisionerëve të partive që të mos ndalojnë procesin e numërimit të votave. Bllokimi i punës me justifikime të lodhjes, sipas Celibashit, janë histori të së shkuarës që nuk duhet të vazhdojë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *