Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë për mediat i është përgjigjur deklaratave të ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias në lidhje me çështjen e detit.
“Në datë 23 maj, javën e kaluar, ministri grek ka vizituar Shqipërinë, duke u takuar me ministren e jashtme dhe kryeministrin. Nga pala greke nuk është kërkuar asnjë takim i ministrit Dendias me Presidentin. Ministri Dendias ndër të tjera është shprehur se u ra dakord që t’ia referojmë çështjen tonë gjykatës në Hagë. Kjo nuk ka ndodhur, tha Ministri Dendias, pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës. Kjo do ndodhë pas 2-3 muajsh kur të zgjidhet Presidenti i ri. Dua të sqaroj se Ministri i Jashtëm, zoti Bushati, përmes kërkesës, 13 shkurt 2018, paraqiti kërkesën për krijimin e grupit negociator. Pas paraqitjes së informacionit shtesë nga ministri i jashtëm, Presidenti përmes aktit.
Autorizoi ministrin e jashtëm që sipas kritereve, të lëshojë plotfuqinë për projektmarrëveshjen. Saktësimin e vijës delimituese. Delimitimin e shefit kontinental. Grupi negociator i Shqipërisë, është pajisur me autorizim, për të arritur një marrëveshje për përkufizimin e zonave detare. Përpos detyrave të tjera, vetëm grupi negociator është autoriteti i vetëm.