Çështja e detit/ Meta: Edhe pas datës 24 korrik jam i hapur…

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, pas vizitës së tij në Shqipëri pak ditë më parë.

Meta shprehet se nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për autorizim për nisjen e negociatave nga Kryeministri Edi Rama për çështjen e detit. Meta thotë se pas datës 24 korrik është i hapur për të bashkëpunuar me Kuvendin.

Në lidhje me çështjen e kufizimit detar dhe aq më pak për të vendosur apo dakordësuar që të shkojnë në ndonjë nga gjykata, nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për autorizim nga kryeministri.

Zyrtarët e Shqipërisë duhet të veprojnë me maturi sepse çdo deklaratë rrezikon të përdoren në dëm të pozitës së Shqipërisë, në dëm të proceseve që mund të ndiqen për çështjen e detit.

Sovraniteti territorial i përket popullit shqiptar. Presidenti vlerëson se Kuvendi duhet të vendosë mbi mënyrën e vendimit që Shqipëria duhet të ndjekë për këtë çështje.

çdo autoritet shtetëror duhet të veprojë në përputhje me parimet dhe detyrime që përcaktohen në Kushtetutë, në vendimin e gjykatës kushtetuese të 2010.

Presidenti vlerëson se është çështje e hapur që duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Presidenti rithekson se jo vetëm deri në 24 korrik por edhe pas, do të jetë i hapur të bashkëpunojë në mënyrë transparente në mbështetje të kushtetutës me kuvendin e Shqipërisë”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *