“Tirana po i prin ndryshimit”, Tabaku: PD rritje me 30% në Njësinë 10, PS rënie me 200 vota

Rezultatet e votave në Njësinë Nr.10 në Tiranë, Partia Demokratike i komenton si rritje me 30% për selinë blu. Në një deklaratë për mediat, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se PD është rritur me 1200 vota, ndërsa Partia Socialiste ka rënie me 200 vota. Ndër të tjera ajo u bëri thirrje numëruesve që të vazhdojnë procesin në të gjithë vendin.

“Dua të falenderoj të gjithë qytetarët që dje morën pjesë masivisht në zgjedhje. Tirana në fakt po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme. PD është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota. Ndërkohë që PS ka rënë me 200 vota.

Unë ftoj të gjithë numëruesit, të gjithë vëzhguesit të vazhdojnë të numërojnë me vendosmëri. Rezultatet në çdo kuti votimi tregojnë pikërisht këtë trend. Tirana po i prin ndryshimit, Tirana do të vazhdojë të ketë një ditë me diell si ajo e djeshmja”, u shpreh Tabaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *