E rëndë/ Kamioni tërheq zvarrë 2-vjeçaren, zhduket shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Larisa të Greqisë, ku një kamion ka përplasur një vajzë 2-vjeçare.

Pasi e ka përplasur, shoferi ka tërhequr zvarrë 2-vjeçaren dhe e ka lënë në mes të rrugës, ndërsa vetë është larguar për ti shpëtuar policisë.

Sot rreh orës 14:30 ( me orën greke) një kamion ka tërhequr zvarrë një fëmijë, e ka plagosur dhe e ka lënë në rrugë, pa i dhënë asnjë ndihmë.

Vogëlushja u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Farsalës dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të shoferit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *