Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë parë sërish bashkë, kësaj radhe duke bërë pazar.
Edhe pse përpiqen që të vazhdojnë jetën në privatësi duket e pamundur sepse paparacët dhe fansat i ndjekin kudo moderatoren dhe aktorin.
Së fundmi janë parë duke bërë pazar ndërsa mbajnë kapele dhe kapuçat e bluzave.
Fotot e njëpasnjëshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit konfirmojnë atë që është thënë së fundmi, dyshja janë rikthyer bashkë.
Kujtojmë që Donaldi dhe Bora janë përfolur për një rikthim vetëm pak kohë pas përfundimit të Big Brother VIP. Dyshimet u shtuan pasi ata u panë mjaft të afërt në eventin që organizoi Valdrin Sahiti. Me fotot e fundit, tani nuk ka më asnjë dyshim.