Sali Berisha flet për herë të parë për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit: Ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për jetën dhe bashkëpunimin e tij me ish- presidentin Bujar Nishanin i cili u nda nga jeta ditën e shtunë.

Berisha shprehet për “Opinion” se ka humbur një nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij më të ngushtë.

Kryedemokrati thotë se Nishani është një figurë që kontribuoj me dekada për PD dhe shqiptarët.

“Bujar Nishani ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar. Një nga politikanët më të ndershëm më të ndershëm. Një nga shërbëtorët dhe besnik të shqiptarët. Një nga shtetarët më dinjitozë të shtetit, një nga presidentët që i dha vendit nder çdo ditë që i përfaqësojë. Ai ishte gjithashtu ministër i drejtësisë dhe i rendit, detyra që i përmbushi me një transperencë të madhe me sukses të plotë. Përveç të tjerash, Bujar Nishani këto 30 vite ka qenë një nga drejtuesit më të rëndësishëm të PD. deputet i saj, drejtues i degës së Tiranës dhe më vonë ministër dhe President. Është një humbje e madhe për Shqipërinë e PD, për mua është një humbje shumë e dhimbshme, të humbash një prej miqve më të mirë të të gjithë jetës time politike dhe ndihem pafundësisht i detyruar ndaj tij, ndihem krenar me miqësinë që patë, bashkëpunimin e përkryer që ne kemi patur njëri me tjetrin. Nishani vdiq parakohe, në moshën 56-vjeçare, por ai lë një trashëgimi të rrallë për të gjithë ata që e kanë njohur”, tha Berisha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *