Numëruesit e PD dhe LSI braktisin numërimin në Divjakë, ikin në drejtim të paditur

Numëruesit e PD dhe LSI kanë braktisur numërimin në Divjakë, një shqetësim i ngritur ky nga Zv/kryeministri Erion Braçe. Numëruesit e caktuar nga opozita në KZAZ e Divjakës, kanë braktisur procesin prej orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, dhe ende nuk janë kthyer për të vijuar procesin normalisht.

Braçe bën me dije se braktisja e detyrës është vepër penale, dhe dënohet nga 3-5 vite burg. Ai apelon ndaj KQZ që të rinisë menjëherë numërimin e votave të qytetarëve të Divjakës. Po kështu një thirrje vjen edhe ndaj prokurorit që heton krimet elektorale, që të paraqitet pranë KZAZ Divjakë dhe të nisë hetimet.

Statusi

JA PSE NUK BEHEN ZGJEDHJET ME

KOMISIONERET E PD E LSI!

JA PSE NUK NUMEROHET VOTA E SHQIPTAREVE ME NUMERUESIT E PD E LSI!

NJE I PADITUR SHERMBULLOR, INJORANT TIPIK, EMERUAR NGA PD NENKRYETAR I KZAZ DIVJAKE, YMER DERMYSHI;

NJE DEMBEL TIPIK, I PADITUR POR ARROGANT, EMERUAR NGA PD SEKRETAR I KZAZ DIVJAKE;

NUMERUESIT E PDLSI;

KANE BRAKTISUR DETYREN E NUMERIMIT TE VOTAVE TE SHQIPTAREVE PREJ ORES 5.30 TE MENGJESIT TE SOTEM DHE NUK DIHET KU JANE

BRAKTISJA E DETYRES ESHTE VEPER PENALE DHE DENOHET NGA 3-5 VITE BURG!

POOOR ASKUSH NUK PO MERRET ME KETA BARBARE QE U ESHTE BESUAR NUMERIMI I VOTES SE SHQIPTAREVE.

ERDHEN NE OREN 1.30, NISEN PUNE DHE NUMERUAN VEC 15 KUTI VOTIMI PA BERE DOT AS EDHE NJE NJESI TE PLOTE, NDALUAN NE OREN 5.30 DHE KANE BRAKTISUR DETYREN!

I BEJ THIRRJE DREJTUESIT TE KQZ TE RINISE MENJEHERE NUMERIMIN E VOTAVE TE QYTETAREVE TE DIVJAKES. MENJEHERE DHE TANI!

I BEJ THIRRJE PROKURORIT QE HETON KRIMET ELEKTORALE TE PARAQITET PRANE KZAZ DIVJAKE DHE TE NISE HETIMIN KRYESISHT NDAJ KESAJ BANDE QE TALLET ME VULLNETIN E SHTETASVE!

NDRYSHE, SIC LIGJI E KERKON, NUMERIMI DO NISE TANI ME DY NUMERUESIT E MBETUR E NE KUSHTE TRANSPARENCE TE PLOTE!

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *