Bën gafa sa herë që flet, Rudina: Më pëlqen që të bëj ndonjëherë sikur nuk i kuptoj gjërat

Nuk ndodh shpesh që ta shohim sit ë ftuar në emisione të tjera, autoren dhe moderatoren Rudina Magjistarin.

Por mesa duket këtë herë Rudina nuk ngurroi të pranonte ftesën për intervistë si dhe t’i përgjigjej pyhetjeve të vogëlushëve në programin “Në kurthin e Piter Pan”

Moderatorja ka folur për batutat e saj me të ftuarit, që shpeshherë bëjnë xhiron e rrjetit.

Pjesë nga biseda në studio:

Rajna: Unë Rudinën e kam parë në TikTok dhe kam parë që njerëzit qeshin me të, por pse qeshin se unë nuk e kam kuptuar?

Rudina Magjistari: Qeshin ndoshta sepse unë kam dëshirë që t’i bëj për të qeshur. Më pëlqen që të them batuta. Më pëlqen që të bëj ndonjëherë sikur nuk i kuptoj gjërat, më pëlqen që t’i ngacmoj të ftuarit, nganjëherë edhe mund të ngatërrohem si çdo njeri në këtë botë. 12 vite para ekranit, çdo njeri edhe mund të ngatërrohet. Nuk e di nëse e kishe fjalën për këtë apo jo? Të ndodh ndonjëherë që ngatërrohesh?

Rajna: Po, ngatërrohem ndonjëherë.

Alketa Vejsiu: Kam përshtypjen që të jesh perfekt nuk është në modë dhe ti je fantastike për këtë se je kaq origjinale dhe njerëzit të duan sepse je origjinale.

Rudina Magjistari: Më pëlqen që t’i them gjërat shumë natyral. Kjo ka qenë një ndër filozofitë e mia të të punuarit. Dau të jem shumë e vërtetë dhe shumë natyrale dhe dua që gjërat të ndodhin natyrshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *