Një agjenci funerale është sulmuar me armë zjarri gjatë natës në Kamëz, rreth orës 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë.
Burime për median bëjnë me dije se agjencia funerale është në pronësi të shtetases Emiriana Muka.
Sakaq kjo e fundit është marrë marrë në pyetje nga policia për të zbuluar nëse ka pasur konflikte të mëparshme apo dyshime për autorin.