Vijon numërimi i votave në të gjithë vendin. Në disa bashki ka përfunduar numërimi dhe kanë dalë rezultatet përfundimtare. Bashkia e radhës që ka mbyllur votimin është bashkia e Poliçanit, ku ka dalë fituese partia socialiste, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe në vend të tretë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Numri i votave është si më poshtë:
Partia Socialiste – 3871 vota
Partia Demokratike – 1045 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim – 864 vota
Votimi është mbyllur dhe në bashkinë e Përmetit, në qarkun e Gjirokastrës. Janë numëruar të 46 kutitë e kësaj bashkie dhe rezultati përfundimtar, nxjerr fituese partinë socialiste me pothuajse dyfishin e votave që ka marrë partia demokratike.
Renditja e partive është si më poshtë:
Partia Socialiste – 3466 vota
Partia Demokratike – 1939 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim – 527 vota