Foto/ Atentati me tritol në Kamëz, rrëfehet 35-vjeçari: Xhaxhai im ka…

Kjo që po shihni është fotoja e 35-vjeçarit Artan Lleshi, makinës së të cilit iu vendos tritol gjatë orëve të para të mëngjesit.

Audi “Q7” i Artan Lleshit ishte i parkuar buzë rrugës përballë banesës në Bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, ku ka shpërthyer sasia plasëse. Mësohet se tritoli ishte vendosur në anën e pasagjerit, çka lë të dyshohet se ky ishte një mesazh për Artan Lleshin dhe jo një tentativë për ta vrarë.

Burime për median bëjnë me dije se kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë mundur që të fokusojnë autorin e kësaj ngjarje pas nuk kanë pasur fushë pamje.  Sakaq, Lleshi ka treguar në polici, se xhaxhai i tij  është akuzuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2000.

“Xhaxhai im ka kryer një vrasje në vitin 2000. Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim. Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt. Kam 8 vite që jam kthyer nga Anglia”, mësohet të ketë thënë ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *