Ditën e premte Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë, në orën 17:00 të pasdites, ku do të diskutohet në lidhje me emrin e presidentit të ri të vendit, që pritet të kalojë për votim me shumë mundësi të hënën e ardhshme.
Burime për median bëjnë me dije se në mbledhje do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.
Sakaq, pas mbledhjes së Kryesisë do të ketë dhe një mbledhje të grupit parlamentar, ku pritet të nisë edhe mbledhja e firmave të deputetëve, për të paraqitur zyrtarisht kandidaturat në Kuvend.
Që një kandidaturë të jetë e vlefshme, ajo duhet te këtë mbështetjen e së paku 20 deputetëve.
Tashmë socialistët kanë mundësi që të zgjedhin të vetëm emrin e presidentit të ri të vendit, pasi dhe vetë Kushtetuta parashikon që kreu i shtetit në raundin e katërt dhe të pestë mund të zgjidhet me 71 vota deputetësh.