Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka marrë pjesë në kongresin e Roterdamit, ku dhe ka votuar edhe për Presidentin e EPP, Manfred Weber.
Tabaku ka postuar një foto në rrjetin e saj social nga momenti i votimit, ku shkruan se Weber do të mbështesë Partinë Demokratike, që kjo e fundit të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP.
“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurtë që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP!”, shkruan Tabaku.
Një ditë më parë u tha se PD iu hoq e drejta e votës, por Tabaku sot ka publikuar foton, ku thote se ajo ka shprehur me vote mbështetjen për Presidentin e PPE.
Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit, nje dite me pare deklaroi se PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD