Tottenham ka zyrtarizuar transferimin e Ivan Perisiç. Kroati ka kryer mbrëmë vizitat mjekësore në Londër, ndërsa këtë të martë pasdite ka ardhur zyrtarizimi i shumëpritur nga tifozët e Spurs. Anësori ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024.
Ai që ka kërkuar me ngulm transferimin e tij ka qenë trajneri Antonio Conte.
Tekniku Italian dhe lojtari njihen me kohë pasi kanë punuar bashkë edhe tek Interi.