Punonjësi i policisë përplas me motor këmbësoren, plagoset dhe kolegu i tij

Një aksident ka ndodhur në pasditen e sotme në Vlorë.

Një punonjës i policisë ka qenë duke patrulluar me motor, ka aksidentuar një këmbësore 38-vjeçare, si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe kolegu i tij.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *