Një vajzë është gjetur e pajetë në Shkodër.
Mësohet se vajza është gjetur e pajetë në një banesë në një livadh në zonën e Bypass-it në Shkodër, në vendin ku qëndron komuniteti rom.
Sipas Policisë në trupin e vajzës janë parë shenja dhune dhe mendohet se ajo ka disa ditë që ka ndërruar jetë. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen që të zbardhin detajet rreth dinamikës së saj.