Dalin detaje mbi vajzën e pajetë që u gjet në Bypass-in e Shkodrës

Një vajzë është gjetur e pajetë në Shkodër.

 

Mësohet se vajza është gjetur e pajetë në një banesë në një livadh në zonën e Bypass-it në Shkodër, në vendin ku qëndron komuniteti rom.

 

Sipas Policisë në trupin e vajzës janë parë shenja dhune dhe mendohet se ajo ka disa ditë që ka ndërruar jetë. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen që të zbardhin detajet rreth dinamikës së saj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *