Ndeshja e Play Out me Egnatias dhe Korabit është shoqëruar me një zënkë. Në përfundim të takimit të dyja skuadrat janë përfshirë në një sherr masiv, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Sa i përket takimit, sfida u zhbllokua pas vetëm 15 minutash lojë. Ekipi i Zekerija Ramadanit kaloi përpara falë golit të afrikanit nga Republika e Kongos, Delarge.Goli i dytë dhe i qetësisë do vononte dhe do vinte vetëm në minutën e 80-të, me Laurantinon që ekzekuton saktë një penallti.