Ministrja Kushi takim me maturantët e Durrësit: Vlerësoni nevojat e tregut për të bërë zgjedhjen e duhur në universitet

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me Ministren e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi, Drejtoreshën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Aurora Balliu dhe Kryetaren e Bashkisë Durrës Emiriana Sako zhvilluan një takim me maturantë dhe mësues të qytetit të Durrësit, ku diskutuan nga afër rreth shqetësimeve dhe sugjerimeve të tyre rreth provimit të Maturës Shtetërore 2022.

Gjatë diskutimit ministrja Kushi shprehu angazhimin maksimal dhe i siguroi maturantët se do të kenë mbështetje të pakursyer, përsa i përket mbarëvajtjes dhe realizimit me sukses të të gjithë procesit të maturës.

Kushi falënderoi kryebashkiaken e Durrësit për punën që ka bërë për rindërtimin e shkollave të Durrësit.
Me programin e rindërtimit në Durrës janë përfunduar 16 godina shkollash në të cilat mësojnë rreth 8000 nxënës, ndërkohë që janë edhe 17 objekte të tjera të cilat janë në proces.

Kryebashkiakja Sako gjatë fjalës së saj tha se e ardhmja e Durrësit është Turizmi, ndaj dhe kërkoi nga maturantët që të orientohen drejt profesioneve të reja të detarisë dhe turizmit, të cilat janë e ardhmja e qytetit të Durrësit.

Kushi foli gjithashtu edhe për fondin e ekselencës, i cili së shpejti pritet të miratohet. Ky fond do të jetë në dispozicion të studentëve që zgjedhin të studiojnë në Shqipëri në programe prioritare për shkak të rëndësisë që kanë dhe numrit të ulët të studentëve që i kanë preferuar, si në mësuesi, bujqësi apo inxhinieri. Znj. Kushi i ftoi studentët që kur të bëjnë përgjedhjen e programeve, të kenë parasysh edhe këto degë për të cilat tregu i punës ka nevojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *