“Ushqimet ishin me krimba, bënim punë të rëndomta”/ Rrëfimi i ish të përndjekurit politik: Në 24 orë vdiqën 32 fëmijë

Ish i dënuari politik, Simon Miraka, ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar gjatë viteve të internimit në kohën e komunizmit.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, ai ka deklaruar se është dënuar 10 herë, ndërsa kampi që cilësohej si i ferrit ishte ai i Tepelenës.

Sipas Mirakës, atje ushqimi ishte mizerabël dhe me krimba. Sipas tij, në 24 orë vdiqën 32 fëmijë, të cilëve ende nuk u gjendet varret.

“Ne na kishin shpallur armik. Ata thonin që armiqve tua bëjmë jetën e rëndë. Janë munduar të na zhgërryenin në punët më të rënda po dinjitetin s’na e morën dot. Kushtet e internimit kanë qenë të vështira në Berat, por në Tepelenë arritën kulmit. Kampi i ferrit ishte ajo e Tepelenës. Është periudhë e gjatë e s’dua ta kujtoj. Më shkaktohen emocione.

I lutem Zotit të më japë forcë për të përballuar emocionet. Kanë mbetur shumë fëmijë në atë kamp e aktualisht janë pa varr. Na çuan në një mal, ku ishin disa kazerma të ndërtuara nga italianët që përdoreshin si stane për bagëtinë. Për 24 orë kanë vdekur 32 fëmijë. Atëherë u bë alarm nga Ministria e Brendshme, na zbritën buzë lumit. Kampi ishte i rrethuar me tela. Përbëhej nga fëmijë, gra, pleq. Ushqimi ishte mizerabël. Aty ishin afër 3 mijë të internuar. Bëheshin dy kazana. Duhet të kishe mikroskop të gjeje një kokërr groshë apo makarone. Kishte grurë të shtypur që ishte gjithë krimba. Nënat e shkreta e pastronin e ia jepnin fëmijëve. Ka qenë kamp shfarosesh”, tha Miraka.

Ish i përndjekuri tregoi me detaje momentet kur u lirua nga kampi ku qëndroi për vite të tëra.

“Unë po iu tregoj ditën e lirimit. Me 25 qershor të ’89 më jepet dënimi i 10, me 5 vite. Kishim shpresë që do të liroheshim. Më 4 korrik Apelin e bënte një djalë i mirë, ishte njeri. Vjen na hynë në shtëpi dhe ne u tronditëm. Na tha që kam ardhur të jap një lajm të mirë dhe iu mbushën sytë me lot. Më thanë që ishim liruar. Pyetja jonë e parë ishte po shokët tanë? Të gjithë janë liruar tha. Ne e kemi dashuruar njeriun. E kisha motrën rreth 8 km larg. Djemtë e xhaxhait kishin dalë nga burgu”, përfundoi Miraka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *