Deri më tani, PS po fiton dukshëm. Marrë shkas nga këto zhvillime, ish kreu i ‘Aleancës Kuq e Zi’, Kreshnik Spahiu ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën, duke kërkuar që mos ta zgjojnë nga gjumi. Spahiu përmend edhe faktin që Basha nuk është votuar as nga bashkëshortja e tij, ku thotë se Aurela Basha u tregua grua e zgjuar me këtë veprim. Ai madje hedh kunja dhe ndaj ish-kryeministrit, duke e konsideruar burrë të mençur që po hesht.
Statusi
Mos e zgjoni sot Lulzim Bashën, sepse gjumi i mëngjesit është plot ëndrra dhe gërrhitje.
Grua e mençur Aurela që nuk e votoi, bashkëshortin,
Burr i mençur edhe Berisha që po hesht,
Yuri Kim e tha troç, por ju s’deshët me e dëgju.
Më vjen keq për ata 500 mijë militant, që kanë 8 vjet i besojnë por do i’u duhet ndoshta edhe 16 vjet.
E gjithë jeta duke pritur të zgjohet i vdekuri.
Kufomat nuk ringjallen!
Mos kërkoni të hap sytë një fosile. Zgjohuni ju o popull:
I gjalli me të gjallët, i vdekuri me të vdekur