Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me rezolutën rreth gjenocidit serb në Kosovë rreth viteve 1998-99.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Shehu shkruan se edhe më herët ka shprehur qëndrimin e tij për të dënuar gjenocidin në mënyrë zyrtare.
Sakaq, bën me dije se zëvendëskryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, po bëhet zëdhënëse paralajmëruese e një gabimi fatal të mazhorancës, pasi ka dhënë sinjalet e para për të rrëzuar rezolutat që i vënë emrin ‘gjenocid’ krimeve serbe në Kosovë.