Një 33-vjeçar është arrestuar në Morinë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi me iniciale E. C., banues në Prizren akuzohet për veprat penale “Përdorues droge”, “Mashtrim komercial” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Njoftimi i Policisë:
Morinë, Kukës
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, 1 person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga dhe person i shpallur në kërkim kombëtar.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar E. C., 33 vjeç, banues në Prizren.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Ëiesbaden, Gjermani, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Përdorues droge”, “Mashtrim komercial” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. R., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, Kukës. Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, me vendimin e datës 07.10.2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i muncionit”.