Një 54-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Pas arrestimit të shtetasi me iniciale B. M., policia i ka kaluar materialet Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.