Lëvizte me pistoletë nëpër kryeqytet, arrestohet 20-vjeçari shkodran

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi lëvizte me armë zjarri me vete në kryeqytet.

Shtetasi me iniciale S. T., 20 vjeç, banues në Dobraç, akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Lëvizte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Komunën e Parisit, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Komuna”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. T., 20 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin S. T., i cili sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ka tentuar të futet në një taksi. Pasi është ndaluar, gjatë kontrollit të një çante lëkure që 20-vjeçari kishte me vete, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *