Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri, në fund të qershorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në fund të qershorit do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja e ardhshme do të mbahet në Kosovë. E fundit u mbajt në fund të nëntorit të shkuar në Elbasan

Në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Pas asaj të fundit që u mbajt më 26 nëntor në Elbasan, kësaj radhe dy qeveritë do të takohen në Kosovë.

Për këtë arsye kryeministri Albin Kurti u ka dhënë një afat ministrave të tij që të bëjnë gati draft-marrëveshjet.

“Është tejet e rëndësishme që të gjitha ministritë ta konsiderojnë me prioritet të lartë çështjen e temave dhe fushave të marrëveshjeve me Republikën e Shqipërisë dhe të kemi draft-marrëveshjet deri më 10 qershor për shkak se në fund të muajit do ta kemi mbledhjen e radhës”.

Kurti tha se meqë kanë mbetur më pak se katër javë duhet të bëhen këto përgatitje “në mënyrë të shkojë siç duhet”.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar e cila ishte mbajtur në qytetin e Elbasanit.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë  në Elbasan ranë në ujdi për 13 veprime reciproke shtetërore, që mes tjerash do ta lehtësojnë lëvizjen e njerëzve e mallrave.

Disa nga marrëveshjet e nënshkruara përfshijnë hapjen e kufirit Kukës-Dragash, regjimin e trafikut të kufirit, lehtësimin e procedurave të doganimit e të kontrollit të lëvizjes së mallrave, lehtësimin e kushteve për lejeqëndrim të përkohshëm dhe ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Mbledhja e parë e të dy qeverive është mbajtur më 2014-n dhe kjo që u mbajt të premten e shënoi takimin e shtatë mes dy qeverive./monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *