Rezultati i PD-së/ Ristani nuk përmbahet ndaj Bashës: Nuk ndodhi nga budallallëku, por nga ligësia

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë, ka shfryrë dufin ndaj Lulzim Bashës. Deri më tani, rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit flasin për një fitore të PS-së. Ky rezultat ka sjellë edhe reagimet e para të kundërshtarëve të kryedemokratit Lulzim Basha, një pjesë e tyre që u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë.

“Nuk kish si ndodhte ndryshe dhe nuk ndodhi nga budallalleku, por nga ligesia”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Më herët, Arben Ristani zbuloi se nuk do të ishte në listat e kandidatëve për deputetë të PD-së në zgjedhjet parlamentare. Këtë e konfirmoi teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis”.

Ai tha se ishte vendimi i kreut të demokratëve, Lulzim Basha, që Ristani mos të futej në listat e 25 prillit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *