Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pasditen e sotme në Dhërmi ku një shtetas anglez Z.C rreth 21-vjeç ka rënë nga kati i tretë i hotelit pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Ai ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për zbadhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Dhërmi/Informacion paraprak
Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur.
Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.